E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia mund 1-0 Australinë dhe fiton Kupën e Azisë

KATAR- Japonia ka fituar për herë të katërt Kupën e Azisë, duke mposhtur në finalen e zhvilluar në Katar, Australinë.
Për të përcaktuar fituesen është dashur koha shtesë, aty ku samurajtë blu të drejtuar nga italiani Alberto Zakeroni janë treguar më të saktë.
Goli i zëvendësuesit Tadanari Li rezultoi deciziv për fitimin e trofeut, ndërkohë që Australia nuk tregoi shumë gjëra në krahasim me gjysmëfinalen e fituat 6-0 ndaj Uzbekistanit.
Për Zakeronin ishte trofeu i parë nën drejtimin e skuadrës japoneze, e cila ka qenë më kompetitivja e këtij turneu.

Për Australinë shanset më të mira i pati Herri Kjuell në minutën e 71-të, por ai ka qenë i pasaktë përballë portierit Kavashima. Japonia në fakt nuk krijoi shumë raste, por ka qenë tepër konkrete në lojën e saj.

Në shtesë, skuadra aziatike arriti të gjente fitoren, duke marrë kupën e katërt. Ajo ka fituar edhe në vitet 1992, 2000 dhe 2004.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›