Greqi, avioni i ''Egypt Air'' ulje të detyruar pas alarmit për bombë
ATHINË - Një avion i kompanisë ajrore ''Egypt Air'' me 251 pasagjerë në bord, i linjës Londër-Kajro, kreu dje në mbrëmje një ulje të detyruar në aeroportin e Athinës, pas një alarmi për bombë, mësohet nga burime aeroportuale.
Avioni "Boeing 777-300" u ul rreth orës 20:39 në aeroportin ndërkombëtar të Athinës 'Eleftherios Venizelos', pasi ishte nisur nga aeroporti 'Heathrow', dhe pasagjerët u evakuuan për kontrolle të mëtejshme, sipas të njëjtit burim.
"Të gjithë pasagjerët janë shëndoshë e mirë dhe presin përfundimin e kontrollit për të vazhduar udhëtimin e tyre me destinacion Kajron", shtoi një funksionar i zyrës së shtypit të aeroportit.
(d.b/BalkanWeb)