Nis java e modës nëBrazil, Paris Hiltonmahnit publikun
BRAZIL- Nisi sot edicioni i javës së 30 të Sao Paolo, ku pritet të shfaqin krijimet e tyre më të fundit, stilistët më të mirë të Brazilit. Katër marka sfiduan në ditën e parë të këtij evenimenti, por ishte trashëgimtarja e hoteleve Paris Hilton, ajo që vodhi qëndren e vëmendjes në pasarelë.
Të gjithë sytë dhe kamerat ishin tek 29 vjecarja, ndërsa ajo sfidoi për markën brazilianë Triton. Teksa Hilton doli në pasarelë me një fustan mjaft provokues, publiku shpërtheu në duartrokitje. Kishte nga ata që e mirëpritën performancën e Hilton, por të tjerë u shprehën se publiku u fokusua më tepër tek ajo se sa tek veshjet.
Stilisti Duek, një nga më të famshmit në Brazil, solli në pasarelë koleksionin e tij më të fundit, një përzjerje midis lëkurës dhe copave të lehta.
31 dizenjatorë brazilianë do të prezantojnë në ditët në vijim koleksionet e tyre, në javën e modës në Sao Paolo.
(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Nis java e modës në Brazil, Paris Hilton mahnit publikun