E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajernit të Mynihut i mjafton një gol për të marrë kryesimin

Bajerni i Mynihut fiton edhe ndeshjen e dytë në kampionatin gjerman. Kampionët e Gjermanisë kanë kaluar me sukses Eintraht Frankfurtin në transfertë, me golin e vetëm të Manxukiçit në minutën e 17-të të pjesës së parë. Kur pritej që skuadra e Pep Guardiolës të shpërthente në gola, ka ndodhur e kundërta, madje ka rrezikuar fitoren. Megjithatë, kjo fitore u jep kryesimin bavarezëve për momentin, me 6 pikë. Fitore të rëndësishme kanë arritur edhe Leverkusen, Mainz dhe Verder Bremen, që ashtu si Bajerni, kanë nga 6 pikë të plota në dy ndeshjet e para. Ka spikatur fitorja e Volfsburgut kundër Shalkes, duke konfirmuar edhe njëherë që “Ujqërit” do të jenë problem për çdo skuadër.
Dortmundi do ta luajë të dielën ndeshjen e tij në shtëpi. Verdhezinjtë do të presin ekipin modest të Braushvajgenit, ku nuk mendohet ndonjë hap fals, për të mbajtur ritmin me kryesuesit e tjerë, por sidomos me Bajernin. (E.Ilnica/balkanweb)

Java e 2-të e Bundesligës
Eintracht Frankfurt - Bayern Munich 0-1
Freiburg – Mainz                               1-2
Hamburger – Hoffenheim                 1-5
VfB Stuttgart - Bayer Leverkusen     0-1
Werder Bremen – Augsburg            1-0
Wolfsburg – Schalke                        4-0

18:30
B. Moenchengladbach – Hannover

Nesër
Nurnberg - Hertha Berlin
Dortmund - Braunschweig

Renditja
1. Bayern Munich         6
2. Bayer Leverkusen    6
3. Mainz                        6
4. Werder Bremen       6
5. Hoffenheim               4
6. Hertha Berlin            3
7. Dortmund                 3
8. Wolfsburg                 3
9. Hannover                  3
10. Nurnberg                1
11. Hamburger             1
12. Schalke                  1
13. Braunschweig        0
14. VfB Stuttgart           0
15. M’gladbach             0
16. Freiburg                  0
17. Augsburg                0
18. E. Frankfurt            0

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›