E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj: UNMIK-u është i padëshiruar në Kosovë

PRISHTINË- Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se stafi i UNMIK-ut i cili ka mbetur në Kosovë, e ka shumë të qartë se mandati i tyre është përmbushur dhe se atyre nuk u ka mbetur ndonjë punë të rëndësishme për të bërë në Kosovë.

Sipas tij, prapa UNMK-ut qëndrojnë shtete të cilat publikisht e kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.

“Ky mision është zgjatje e politikës kundërshtuese karshi pavarësisë së Kosovës”, ka theksuar ai për Telegrafin.

Hoxhaj ka sqaruar se Qeveria e Kosovës bërë publike në paraqitjen e Kosovës gjatë sesioneve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kërkesën për përfundimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

“Aty e kemi thënë shumë qartazi se ka ardhur momenti që të mbyllet misioni i UNMIK-ut në Kosovë. Kemi kërkuar që të nxirretnjë rezolutë e re e cila e thekson përmbushjen e rezolutës 1244 dhe përkrah procesin e anëtarësimit të Kosovës në OKB”, shprehet ai.

Ministri i Punëve të Jashtme ka theksuar se kjo është aspiratë legjitime e qytetarëve të Kosovës, duke shtuar se procesi i përmbylljes së prezencës së UNMIK-ut në Kosovë kërkon përkrahje dhe koordinim ndërkombëtar i cili, sipas tij, po bëhet me partnerët strategjikë të Kosovës.

(BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›