E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau shokun në 2002, gjykata skoceze liron me kusht shqiptarin

SKOCI- Gjykata në Skoci ka vendosur që të lirojë me kusht Fatjon Kaprin, i cili u gjet fajtor për vrasjen e shokut të tij, Ylli Pepës në Londër në vitin 2002.

Fatjon Kapri, 33 vjeç ishte dënuar me 22 vite burg nga drejtësia për vrasjen e ndodhur në prill të vitit 2002. Kapri, i cili njihej edhe me emrin Saimir Sadiku, u arrestua nga autoritetet Skoceze vetëm nëntë vite pas kryerjes së krimit. Një nga njerëzit më të kërkuar të Interpolit jetoi një jetë të dyfishtë, të fshehtë në një dyqan, para se të arrestohej në një aksion të shpejtë të policisë. Ai u gjykua në mungesë nga një gjykatë në Shqipëri, dhe pasi u gjet fajtor për vrasje u dënua me 22 vjet burg.

Më parë Gjykata e Lartë e Londrës refuzoi ekstradimin me pretendimin për korruptim të gjyqësorit. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›