Nikolic: Nuk e njohim Kosovën, as me koston e BE-së
BEOGRAD- Presidenti serb, Tomislav Nikolic, tha se Serbia është e vendosur të mos njohë Kosovën edhe nëse do të rrezikonte anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.
"Serbinë tash e pret një periudhë e zhvillimit dhe prosperitetit. Jemi në rrugën e duhur për të hyrë në Bashkimin Evropian, por jemi aq këmbëngulës që të mos njohim pavarësinë e Kosovës sa që jemi të gatshëm ta rrezikojmë atë rrugë, që është e ardhmja jonë, sepse ka diçka që quhet krenari”, ka thënë Nikolic.
Deklarata e kreut të shtetit serb u bë gjatë takimin me presidentin e fondacionit "Barack H. Obama", Abongo Malik Obama, që është vëlla prej babe i presidentit amerikan, Barack Obama, transmeton telegraf.
(BalkanWeb)