E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajko: “E njëjta skemë loje”

Ish-trajneri i Kombëtares, Neptun Bajko direkt nga stadiumi "Loro Borici" për TVSH pohoi: " Ishte një ndeshje thuajse e barabartë, dy ekipe kishin rreshtime të njëjta taktike dhe u munduan të mos bënin gabime. Të dy ekipet u munduan të kapnin kundërshtarin në befasi. Shqipëria nuk mundi të shfrytëzojë rastet që u krijuan. Cfarë i mungoi Kombëtares? Unë mendoj se nuk i mungoi asgjë. Tregoi një shpirt sulmues, por mbrojtja sllovene kishte marrë masa të mirë mbrojtëse. Mesfusha jonë duhet të ishte më aktive".
Përpara ndeshjes Bajko pohoi se mungesat e Igli Tares dhe Besnik Hasit kanë lënë pas nje efekt jo të mirë psikologjik, ndërsa shtoi se do të fitonte ai ekip që do të përshtatej më mirë terrenit të rënduar nga shiu".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›