E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kovaçiç: “Luajtëm në sulm, na mungoi vetëm goli”

"Lojtaret dhanë gjithcka. Ishte shumë e vështirë të luaje në ato kushte", u shpreh pas ndeshje, trajneri i Shqipwrisw, Slavko Kovacic. "Sllovenia ishte një skuadër që mbrohej fort. Ishte një ekip i mirë me lojtarë që luajnë në ekipe europiane. Ne dhamë gjithcka. Ne duhet të bëjmë më shumë për të ardhmen. Cfarë i mungoi i Shqipërisë? Goli"
"Ne ishim përgatitur për të bërë një lojë ofensive, dhe unë besoj se ia arritëm qëllimit, me mënyrën e se si e zhvilluam takimin, pavarësisht se nuk dolëm te goli. Ne u përpoqëm nga ana tjetër të krijonim një repart mbrojtës, ku nuk na lejohej të gabonim. Ne kishim planifikuar të luanim një ndeshje me opsion sulmin", pohoi Kovacic në një lidhje direkt me TVSH. Për ndeshjen kundër Bullgarisë, takim që do të luhet në Sofje, ditën e mërkurë, Kovacic tha: "Ne provuam kundër Sllovenisë gjithcka tonën dhe këtë do ta bëjmë edhe kundër Bullgarisë. Unë e kam thënë edhe më parë se ne nuk do të shkojmë atje për të fituar, por për të mos humbur. Cdo trajner ndërton një taktikë kur luanë në fushën e vet, dhe një tjetër kur luan në fushë kundërshtare".
Shqipëria do të përballet të mërkurën e ardhme me Bullgarinë në Sofje. Kovacic pohoi se për të nuk ishte dhe shumë i vështirë drejtimi i këtij takimi. "Oto Baric ka qenë në i pranishëm në cdo vendim timin përpara fillimit zyrtar të takimit. Unë mendoj se pas kësaj ndeshje do të ishte më mirë të kishim marrë katër pikë se dy pikë në katër takime. Unë e njoh mirë skuadrën shqiptare, njoh cdo lojtar. Unë mendoj se dhamë një ndeshje të mirë, por takimin e vendosin golat".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›