Gasperini: Une te Juve? Jetoj te tashmen
Ciro Ferrarra i ka te numeruara ditet ne krye te Juves. Trajneri aktual, pas eliminimit te skuadres nga Liga e Kampioneve dhe me rezultatet e fundit te Seria A, duket se do te shkarkohet nga drejtuesit. Mediat italiane po kerkojne te zbulojne emrin e ri qe do te pasoje Ferraren ne stolin juventin. Nje trajneri i njohur ne Seria A, qe drejton aktualisht ekipin e Xhenoas, Xhan Piero Gasperini lakohet si kandidatura me e mundshme. - "Une jetoj te tashmen dhe jo te ardhmen. Jam mire ne drejtimin e Xhenoas," - theksoi Gasperni. - "Ne te ardhmen nuk di gje, se ku mund te jem" - eshte pergjigjur trajneri, qe nuk ka thene asgje konkrete, per te konfirmuar se do te jete ne janar trajneri i bardhezinjve. Mancini shihet si nje kandidat i mundshem per t'u ulur ne stolin e Juves.