E Diel, 1 Nëntor 2026

KS/J4 Kastrioti - Tirana 0-0

Kastrioti dhe Tirana nuk shkuan me shume se barazimi pa gola ne Kruje ne ndeshjen permbyllese te javes se katert te Kategorise Superiore por me bardheblute qe luajten nga minuta e 35-te me dhjete lojtare per shkak te kartonit te kuq te marre nga mbrojtesi Elvis Sina.

Ndeshja pati ritem mesatar dhe me gjithe perpjekjet e Ivan Babicit te Kastriotit apo rastit te arte te shperdoruar nga Sebino Plaku i Tiranes dy portieret ja dolen ti ruajne te paprekura portat e tyre.

Per Kastriotin ky ishte barazimi i katert rresht ne po aq ndeshje Shkumbini Vllaznia Elbasani Tirana ndersa per Tiranen barazimi i dyte e largoi pese pike nga Flamurtari 10 skuadra qe edhe kryeson e vetme Superligen.

Per sa u perket statistikave historike ky ishte barazimi i 9-te ne 19 ndeshje midis dy ekipeve 2 fitore Kastrioti 8 fitore Tirana.

Ne takimet e tjera te javes se katert Dinamo fitoi 1-0 me Shkumbinin Laci 1-0 me Elbasani Flamurtari 1-0 me Bylisin dhe Skenderbeu 2-0 me Vllaznine. Besa-Teuta perfundoi 0-0.

Vetem pese gola ne gjashte ndeshje eshte nje tregues i dobet i efikasitetit te sulmuesve teksa ne 24 ndeshjet e kater javeve te para jane shenuar ne total 47 gola 1.95 gola per ndeshje.

Flamurtari kryeson me 10 pike i ndjekur nga Skenderbeu e Dinamo te dyja ne kuoten e 9 pikeve.

Ne javen e 5-te Kastrioti do te luaje ne Ballsh kunder Bylisit ende asnje pike ndersa Tirana do te prese ne kryeqytet Lacin 7 pike.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA III

Te shtunen 18.09.2010
Dinamo-Shkumbini 1-0
Laci-Elbasani 1-0

Te dielen 19.09.2010
Skenderbeu-Vllaznia 2-0
Besa-Teuta 0-0
Flamurtari-Bylis 1-0

Te henen 20.09.2010
Kastrioti-Tirana 0-0

RENDITJA
1 Flamurtari 4 10
2 Skenderbeu 4 9
3 Dinamo 4 9
4 Laci 4 7
5 Vllaznia 4 7
6 Elbasani 4 5
6 Tirana 4 5
8 Kastrioti 4 4
9 Shkumbini 4 4
10 Besa 4 2
11 Teuta 4 2
12 Bylis 4 0

JAVA V
Teuta-Flamurtari
Shkumbini-Besa
Vllaznia-Dinamo
Elbasani-Skenderbeu
Tirana-Laci
Bylis-Kastrioti

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene 20 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›