E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajram Curri, thika kreut të policisë bashkiake

Kreu i policisë bashkiake të qytetit të Bajram Currit, Avni Gjurici është plagosur rëndë gjatë orëve të vona të mbrëmjes së të mërkurës. Autori i kësaj ngjarje është Gëzim Mulgeci, 25 vjec, i cili mësohet të ketë patur konflikte të mëparshme me viktimën gjë që hedh poshtë plagosjen për shkak të detyrës.

Plagët e marra nga thika kanë qenë mjaft të thella duke rënduar gjendjen shëndetësore të Avni Gjuricit gjë që ka detyruar mjekët e spitalit të Bajram Currit të dërgojnë me helikopter pacientin drejt spitalit ushtarak të Tiranës. Policia është duke negociuar me autorin e kësaj vepre penale për vetdorëzimin e tij gjë që do të conte në zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë.

Alsat < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›