E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajram Rexhepi po qëndron në një vizitë në Luksemburg

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi po qëndron për një vizitë në Luksemburg, ku po merr pjesë në takimin e Këshillit për Drejtësi dhe Punë të Brendshme të BE-së.

Gjatë kësaj vizite, Rexhepi zhvilloi takime me disa nga homologët e tij nga shtetet anëtare të BE-së. Në këto takimeve u diskutua për çështjet që ndërlidhen me procesin e liberalizimit të vizave, sundimin e ligjit, të migrimit, fushën e azilit, etj.

Gjithashtu u diskutua për format më të mira të bashkëpunimeve bilaterale në fushat e ndërlidhura me procesin e liberalizimit të vizave, që do ta përkrahnin procesin e liberalizimit të vizave dhe procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës, thuhet në një njoftim të MPB-së për opinionin publik./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›