E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK: Sigurimi i Administratës së Mujës, u soll keq me Kimete Hoxhën

Dega e LDK-së në Prizren ka reaguar të premten kundër sjelljes jo të mirë që sigurimi i Administratës së Komunës ka treguar ndaj këshilltarës së LDK-së,Kimete Hoxhës, raporton PrizrenPress

Zëdhënësi i LDK-së në Prizren, Nderim Gashi njoftoi se sigurimi i Komunës është sjellë në mënyrë arrogante me Kimete Hoxhën, duke mos e lejuar që të hyjë në ndërtesën e Administratës.

“Kjo sjellje e sigurimit ka ndodhur para syve të kamerave që ishin prezentë”, tha Gashi. Sipas tij, LDK-ja është e shqetësuar me veprimin e sigurimit. “Sigurisht me urdhra të eprorëve të tyre punëtorët e sigurimit janë sjellë me arrogancë ndaj një personaliteti siç është Kimete Hoxha, e cila përfaqëson qytetarët e Prizrenit. Kjo sjellje dëshmon realitetin e një pushteti lokal i cili përditë e me shumë po merr veti kriminale ”, tha Gashi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›