E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bajramaj dhe Turbine Potsdam janë kampionët e Europës

Champions League / Femra

Fatmire Bajramaj vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit ndërkombëtar për femra. Kosovarja së bashku me skuadrën e saj Turbine Potsdam të enjten në mbrëmje ka fituar në mënyrë dramatike Champions League për femra. Skuadra gjermane mundi kampionen e Francës, Lyon, pas gjuajtjes së penalltive me rezultatin 7-6. Fatmire Bajramaj, me gjuajtjen e saj (e shtata për ekipin) nga pika e penalltisë i dha avantazhin Turbine, duke i siguruar fitoren e titullit Kampion Europe, i dyti në historinë e tyre. Gjermanet e panë veten në pozitë të vështirë, kur skuadra e tyre humbi 2 nga 4 penalltitë e para, por i mposhti francezet falë portieres Ana Sarholz, i cila priti 11-metërshat Henri dhe Herlovsen. "është një nga titujt më të bukur për mua, u shpreh Bajramaj. Asnjëherë nuk më humbi besimi. Nuk e them këtë meqë fituam, por është e vërtetë që gjithnjë mendoja se kam për të fituar deri në momentet e fundit. Kur Ana priti penalltinë e parë unë thashë se kishim shanse, dhe kur francezet humbën edhe tjetrën e dija që do të fitonim. Ishte një fitore plotësisht e merituar”, tha në fund futbollistja kosovare.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›