E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende mister emri i kreut te FSK-se

Letra qe mban emrin e komandantit te Forces se Sigurise se Kosoves vazhdon te qendroje ne tavolinen e kryeministrit kosovar.

Dy jave me pare qeverise se Prishtines i eshte dorezuar nga bordi per krijimin e FSK-se, i perzgjedhuri per te drejtuar forcen e re, nderkohe qe emri nuk behet publik per arsye qe nuk dihen ende.

Jo zyrtarisht thuhet se behet fjale per nje proces te ndjeshem, per te cilin autoritetet nuk nguten.

“Forca e Sigurise se Kosoves do te kete standardet evropiane. Eshte ne axhenden time emerimi i pergjegjesve ne sektoret e ndryshem te sigurise te cilet do t’i beje te ditur ditet e ardhshme”, eshte shprehur Thaci.

Emri me i perfolur per te drejtuar forcen e Sigurise se Kosoves, eshte komandanti aktual i Trupave Mbrojtese, gjeneralejtnant Sulejman Selimi.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›