E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ki-Moon: Kosova dhe Serbia do te bashkepunojne

Kosova dhe Serbia do te bashkepunojne me misionin e Bashkimit Evropian te cilin Brukseli shpreson ta veje ne zbatim ne fillim te muajit te ardhshem. Keshtu eshte shprehur sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Moon gjate prezantimit te planit te tij prej gjashte pikash per vendet anetare te KS-se.

Ne muajin shkurt, BE ra dakord per te derguar misionin EULEX, ne Kosove, por prania e tij u kundershtua nga Serbia e cila pretendonte se misioni ishte ne kundershtim me rezolutet 1244 te OKB-se.

Ban Ki-Moon tha ne nje raport te paraqitur ne Keshillin e Sigurimit, se Kosova ka kundershtuar planin e tij prej gjashte pikash per vendosjen e EULEX-it, plan qe eshte pranuar nga Beogradi.

Megjithate ai theksoi se Prishtina “ka shprehur gatishmerine per te bashkepunuar me EULEX-in”.

Kreu i Pallatit te Qelqte ka dhene instruksione per personelin e OKB-se per tu pergatitur per EULEX-in ne menyre qe ai te marre nje rol operacional ne Kosove.

Sipas Ki-Moon, policet, oficeret e doganave dhe gjykatesit ne zonat me shumice serbe do te jene nen tutelen e OKB-se, nderkohe qe pjeset e tjera me shumice shqiptare do te punojne me EULEX-in.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›