E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy-Merkel, angazhohen për krizën

Franca dhe Gjermania do të angazhohen për zgjidhjen e krizës financiare dhe ekonomike në Europë në një kohë sa më të shkurtër, ndonëse ende nuk ka një përputhje të plotë mendimesh për masat konkrete që duhen marrë. Ky ishte konkluzioni i takimit franko-gjerman në Paris mes Presidentit francez Nikolas Sarkozi dhe kancelares Angela Merkel, që është mbyllur pa një marrëveshje të vërtetë mbi një plan për ekonominë europiane. "Jemi dakort mbi nevojën e një bashkëpunimi për ndërmarrjen e masave të tjera, Franca po punon për një gjë të tillë ndërsa Gjermania po reflekton", është shprehur Sarkozi në konferencën e përbashkët për shtyp me Merkelin. Ndërsa Gjermania pretendon se ka bërë shumë për zgjidhjen e krizës, sidomos në nivel kombëtar në mbështetjen e kompanive të ndryshme gjermane dhe sipas saj kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në nivel europian. "Cdo vend duhet të bëjë një përpjekje koherente që të japë një përgjigjje ndaj krizës. Ne kemi një treg, si dhe një strategji të përbashkët ekonomike në Europë. Do të ishte fatale, nëse në një periudhë kur nuk ka rritje, të mos ketë një reagim europian", ka deklaruar shefja e qeverisë europiane Merkel. Vendimet për një plan europian për ekonominë globale duket se janë shtyrë në mbledhjen e Këshillit Europian me datë 11 e 12 dhjetor. Komisioni Europian po planifikon paketën e ndihmës prej 130 miliardë eurosh në përpjekje për të ndihmuar BE-në të tejkalojë krizën financiare globale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›