Bajramin e falin në kishë

Në mungesë të lokaleve për ceremonitë fetare, qofshin ato edhe për Kurban Bajram, Bashkësia Islame e Payernet, një qytezë zvicerane, i është drejtuar një kishe për të kërkuar hapësirë për faljen e Kurban Bajramit për komunitetin myslimanë.
Imami i Gjenevës, Soufiane Mhedjiri, thotë se “islami nuk ua ndalon besimtarëve të falen në kishë, nëse ata nuk kane ndonjë hapësirë tjetër për ceremoni fetare dhe nëse ai lokal plotëson disa kritere: vendi të jetë i pastër dhe të mos ketë statuja fetare”!
Famullitari katolik zviceran, Dominique Voinçon, ka vendosur që këtë Kurban Bajram ta festojë bashkërisht me myslimanët në Payerne.
“Jam ndikuar nga përvoja ime në një fshat në Burkina Faso. Myslimanët dhe të krishterët jetonin në harmoni në të gjitha festat fetare”, ka thënë ai.