Guardiola interesohet për Bayernin

Kurse, gjatë një bisede të tij me të përditshmen gjermane Bild, anëtari i Fiorentinës ka bërë të ditur se ka biseduar me Guardiolën për ish skuadrën e tij, Bayern Munich. Guardiola spekulohet me shumë skuadra të mëdha evropiane pas largimit nga Barcelona në fund të stinorit të shkuar, në pritje të rikthimit të tij në detyrën e trajnerit pas pushimit të paralajmëruar njëvjeçar.
“Ai më ka pyetur për Bayernin. Mendoj se është filozofia e klubit nga Munichu që i pëlqen atij”, deklaroi Toni.
“Ai është trajner shumë i mirë dhe mendoj se do ti përshtatej Bayernit. Ai do ti jepte një shkëndijë mentalitetit gjerman. Ai duhet të drejtojë Bayernin. Ata janë një prej skuadrave më të mira në botë. Klubi ka para, ka një stadium të shkëlqyeshëm. Në Itali, i vetmi klub që mund të krahasohet me Bayernin është Juventus”, përfundoi Toni.