Bajrush Mjaku: Mua me mbysin xhelozite
Me nje trup te gjate e te beshem, me hapa te renduar, me sy te imet, dhe floke te thinjur, me nje portret te nje aktori fisnik, larg makijazhit te skenes, me natyrale se kurre, veshur sportive xhinse dhe kemishe. Keshtu shfaqet para meje aktori i njohur jo vetem i skenes shqiptare, por dhe me tej, i madhi Bajrush Mjaku. E telefonoj dhe me nje xhentilese, per 30 minuta me le takim ne teatrin e tij ne nje nga lagjet kryesore te shqiptareve ne Shkup te Maqedonise. Teatri gjendet ne nje ndertese dykateshe ne nje nga rrugicat ne zemer te Shkupit, i ndertuar me iniciativen e tij dhe ne bashkepunim me disa prej miqte te tij te ngushte. Kjo ndertese apo dhe lagjja sheh te nderthuren bukur antikja me modernen, si nga ngjyrat ashtu dhe ruajtja e ndertesave karakteristike te cilat gjithnje e me shume i nenshtrohen restaurimit, pa nderhyre ne forme.
Teatri i takon nje ndertese shume vjecare te parametrave moderne, i denje per te zhvilluar aktivitete te ndryshme kulturore. Aktorin, Mjaku e gjejme ne zyren e tij, i rrethuar nga shume projekte te aferta dhe te ngjeshura, e ndersa verehet nje bashkepunim i mire, me artiste maqedonas te cilet na pershendesin ne gjuhen e tyre, e qe une vecse e marr me mend. Teksa thith cigaren puro, dhe gjerb kafen e mengjesit, ku me ofron cajin karakteristik te "Carshise se Shkupit", Bajrushi me tregon me pasion teatrin privat te tij, ku realizohen dhe mjaft projekte artistike te artisteve te njohur shqiptare dhe maqedonas.
Aktori i njohur sapo ka ngjitur ne skene nje kryeveper te njohur boterore, monodramen "Mbrojtja e Sokratit", nga Platoni, ku eshte pritur mjaft mire, gje e cila duket dhe nga jehona e medias ne Maqedoni.
Eshte nje produksion i tetarit te tij dhe ne bashkepunim me "Interkultin" ne Stokholm. Ne rolin e Sokratit qendron padyshim aktori Bajrush Mjaku, e ndersa regjia nga Dritero Kasapi dhe Dino Mustafiqit e skenografia, Kerste Xhidrovit, me kostumografi te Bllagoja Micevskit kjo shfaqe duket se ka goditur ne shijet e artdashesve ne Maqedoni. "Shfaqja shkoi mjaft mire , u konsiderua nje ngjarje dhe dicka e vecante, megjithese kete gje nuk me takon mua ta them. Ne premiere ishin miq te mi, nga Kosova, Greqia, Shkupi, Sllovenia, Bullgaria, Mali i Zi, te cilet kishin ardhur enkas per kete shfaqe", pohon aktori.
Tragjedikomedia "Mbrojtja e Sokratit" te Platonit vjen para publikut shqiptar pikerisht ne nje kohe te caktuar. Demokracia dhe aristokracia shpirterore e tij, ngjitet para nje foltoreje te trishtuar ku duhet t'i jape arsyetim publikut, ose adhuruesve te tij, por edhe kundershtareve te tij; me nje skene virtuale te digjitalizuar dhe te perkthyer ne shek. 21; me nje oratori qe domosdo do te perpiqet per t'i bindur poltronet intelektual dhe pushtetaret karshi nje intelektuali me rrezatim sokratian, por per fat te keq, para tyre ai mbetet vetem nje argat i tyre, sepse fragmentarizimi dhe uzurpimi i lirise se te shprehurit nga nje pushtet qe sikur e kishim harruar dhe nga i cili kishin pesuar shume intelektuale te spikatur. Ndaj aktori shton se kete interpretim ia ka dedikuar ne vecanti Ukshin Hotit. E natyrisht te interpretosh ne nje monodrame te mbash te gjithe peshen e shfaqjes mbi supe, dhe vemendjen e publikut sigurisht nuk eshte e lehte. Nje nga zhanret me te veshtira te teatrit, por sigurisht aktori i madh Mjaku i njohur tashme dhe per interpretimet e tij ne skenat prestigjioze boterore, i afte tashme per t'ia dale mbane. Pohon se kjo shfaqe do te vijoje te udhetoje dhe ne vende te ndryshme. Deshira e aktorit sigurisht eshte qe kete shfaqe ta sjelle dhe ne Tirane ne Teatrin Kombetare. E per kete arsye ai vete ka kontaktuar me zyrtare dhe titullare te larte per te sjelle ne Tirane nje shfaqe te tille, madje i ka shkruar dhe kryebashkiaku Lulezim Basha mbi nje kerkese te tille, e ku pret pergjigje pozitive. E ndersa keto dite me njofton, se z. Basha ka pranuar te mbeshtese nje veper te tille, dhe padyshim ai do te jete se shpejti ne skenen e Teatrit Metropol me "Mbrojtja e Sokratit". E nuk kish se si te ndodhte ndryshe qe nje kolosi si ai, ti mbyllej porta e teatrit!
Ky mbetet nje nder projektet qe duket se aktori i madh Mjaku e ka shume per zemer e ndersa mes tyre me radhit nje numer te madh pjesemarrje dhe interpretime ne festivale te ndryshme, e ndersa ajo qe te cudit eshte axhenda e tij tejet e ngjeshur. Perpara e presin plot pjesemarrje e interpretime ne festivale e skena prestigjioze, por te cudit se do te gjeje kohe edhe per te sjelle ne Tirane nje kryeveper te tille. Pohon se me 16 maj do te jete ne festivalin, "Vratsa", te Bullgarise, me 24 maj do te jete ne Festivalin e Teatrit Politik, ne Stokholm te Suedise, me 31 maj me "Patriotik hipermarket", me kolegen Ema Andrea, ne Modena te Italise, e ndersa me 10 qershor, me "lexsion", ne "Shen Petersburg", ku do te interpretoje rolin e te madhit Bekim Fehmiu.
Ky artist ka kohe qe i ka kapercyer barrierat gjuhesore, nacionale dhe gjeografike, madje duke interpretuar ne gjuhen shqipe ne vende te ndryshme e duke u vleresuar me cmime prestigjioze. Mjaku ka pasur rastin qe te shfaqet neper shume skena teatrore te botes, perfshire ketu edhe skenen e teatrit te Mejerholdit ne Moske, ku eshte pritur shkelqyeshem me dramen "Babai" te Strindbergut. Skenat ne Moske dhe San Petersburg jane enderr e cdo aktori te teatrit, per te cilat Mjaku thote se mund te perjetohen, por jo edhe te komentohen.
Aktori 60-vjecare, i lindur ne Kosove prej rinise se tij ka zgjedhur te jetoje ne qytetin e Shkupit. Me nje eksperience mbi 30 vite ne skenen e teatrit, duket se ka nje dashuri dhe lidhje te forte me teatrin edhe pse gjate ketyre viteve ka interpretuar dhe ne filma. Kohet e fundit ai shfaqet dhe si producent dhe normalisht ka krijuar dhe nje te ardhme te mire ne kete fushe.
Teksa gjerb kafene dhe thith cigaren babai i lumtur i pese vajzave, tregon kontaktin e pare me Shqiperine qe i takon vitit 1979, kohe dhe kur ka ardhur ne jete vajza e tij. Pohon se ka ardhur me nje delegacion, dhe normalisht lumturia ne ate kohe ishte e paimagjinueshme, dhe ka qene i detyruar qe vajzen e tij te sapolindur, ta lere pa emer, dhe ne spital. Kujton se ka ardhur per "Dekadat e majit", e ku pas nje shfaqe ne Teatrin Kombetare, nuk kane pasur mundesine te shtrengojne duart me artistet shqiptare, gje e pakonceptuar per te ne ato vite. Por gjithcka nen survejimin e partise. Aspak normale kjo gje, ndaj aktori Mjaku ka kembengulur, te takoje miqte e tij artiste shqiptare dhe jo vetem kaq, por ka kerkuar dhe te takoje dhe artistet aspak "te kendshem" per regjimin e atyre viteve, madje kujton se ka bere cmos te takoje dhe Ndrek Lucen, qe jo vetem kane shtruar nje darke por dhe i ka dhuruar ne fshehtesi nje pale letra bixhozi. Qesh teksa e kujton, pas kaq vitesh ate ngjarje, e gjate atij udhetimi me miqte e tij shqiptare ka pagezuar vajzen e tij me emrin, "Majlinda", te cilen e kishte lene vetem pak diteshe ne Shkup. Dihet qe personalitetin e tij qe ne te heret, e kane shoqeruar guximi dhe kuraje, ku jo pak here, eshte bere pre e sulmeve dhe goditjeve nga klane te caktuara. "Problemi im i madh dhe e keqja mua me vjen nga tanet dhe jo nga te tjeret, ka nje xhelozi te tmerrshme", pohon aktori per te cilin nuk ka kurrsesi te ndodhe ndryshe me nje aktor te parametrave te tij, qe padyshim ngjall xhelozi dhe keqdashje, por qe nguron te tregoje me shume.
Ish- nxenesi i te madhit Bekim Fehmiu, duket se trashegon mjaft prej tij, per sa i takon forces dhe mjeshtrise se aktrimit, e ndersa sjelle ne mendje nje portret aktori me vlera teper te rralla dhe me nje vleresim te madh.
"Ishte ndjenje e vecante tek na shoqeronte ne Beograd aktori yne me i madh, ish profesori im ne shkollen e larte te aktrimit ne Prishtine, Bekim Fehmiu. Edhe me e vecante ishte ndjenja kur ai pas shfaqjes erdhi dhe na pergezoi per realizimin e mire qe kishim bere. Ai e pranoi se i kishim krijuar nje ndjenje krenarie qe moti nuk e kishte perjetuar. Ai na tha se me kete shfaqje e kishim nderuar ate dhe gjithe shqiptaret. Na tha se kishim bere nje shfaqje te denje per cdo skene te Evropes". Jane te shumta rolet dhe shfaqjet qe e kane bere te njohur kete aktor nga skena e teatrit shqiptar te Shkupit, por sigurisht qe roli i babait ne dramen "Babai" te Strindbergut dhe ai i Poprishkinit ne monodramen e Gogolit "Ditari i nje te cmenduri", ne menyre te vecante e kane deshmuar vleren e tij si aktor, ndersa nepermjet ketyre roleve eshte vleresuar me shume cmime brenda vendit, rajonit, por edhe Evropes.