Fundi i Pavarësisë së Mbikqyrur në Kosovë, GDN merr sot vendimin
Kosovë- Sot mund të jetë dita kur do ti jepet fund mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës. Grupi Drejtues Ndërkombëtar pritet të takohet në Vjenë dhe siç raporton sot Ekspress burime të saj kanë bërë me dije, se në këtë takim do të merret pikërisht edhe ky vendim i rëndësishëm.
Në këtë takim merr pjesë dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjatë një deklarate të javës së shkuar tha se pret një vlerësim pozitiv.
Ndërkaq siç njofton më tej Ekspress ministri i Jashtëm i Austrisë, Mihael Shpindeleger tha se Kosova së shpejti do të jetë shtet me pavarësi të plotë.
Kjo është shenjë e qartë e mirëbesimit që është vendosur në Kosovëtani Kosova është mjaft e pjekur për të qëndruar në këmbet e veta dhe për të marrë përgjegjësi të plotë për të ardhmen e të gjithë shtetasve të saj.
Grupi Drejtues Ndërkombëtar ka mbikëqyrur pavarësinë e Kosovës dhe përbëhet nga 23 vende evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia.
/IDEA/