Bajrush Xhemajli mbrohet ne heshtje
Ka zgjedhur heshtjen per t146u mbrojtur. Kryetari i Komunes se Ferizajt shfrytezoi te drejten e tij ligjore qe para trupit gjykues te mbrohet ne heshtje. Bajrush Xhemajli te enjten nuk ka thene asnje fjale rreth aktakuzes me te cilen ngarkohet. Pas konsultimit me avokatet mbrojtes Xhemajli e ka dhene mbrojtjen duke heshtur.
Trupi gjykues ka kerkuar nga mbrojtesit dhe prokurori i ceshtjes qe te japin fjalen perfundimtare. Por dy avokatet e Bajrush Xhemajlit Mexhit Syla dhe Osman Havolli nuk ishin te pergatitur per ta bere kete pasi qe sipas tyre ata kane pritur nga trupi gjykues qe te pranojne kerkesen e tyre per nje super-ekspertize te komunikacionit. Por trupi gjykues i kryesuar nga Tonka Berishaj i ka refuzuar kerkesat e mbrojtjes per super-ekspertize dhe qe nje ekspert i makinerise ta beje ekspertizen e makines qe drejtonte i akuzuari Bajrush Xhemajli.
Per kete arsye kryetarja e trupit gjykues vendosi qe te marten te jepet fjala perfundimtare e avokateve dhe prokurorit.
Para kesaj ne gjykate ka dhene sqarime eksperti i komunikacionit Yll Koshi.
Mbrojtja dhe prokurori kerkuan sqarime nga eksperti Koshi i cili ka bere ekspertizen e tij duke u bazuar ne shkresat e lendes por pa dale ne vendin e ngjarjes.
Eksperti Koshi tha se ne baze te provave qe ka pas per ta bere ekspertizen eshte konstatuar se shkaktari kryesor per aksidentin e 21 majit te vitit 2009 eshte vozitesi i makines Nissan qe e ngiste Bajrush Xhemajli.
Sipas tij ne baze te ketyre provave del se nuk ka pasur asnje faktor tjeter qe do ta shkaktonte aksidentin.
Por sipas ekspertit te komunikacionit nese rruga ku ka ndodhur aksidenti do te kishte pasur rrethoja te metalta aksidenti nuk do t146i kishte pasur permasat e tilla sic kane ndodhur.
Mbrojtja e Xhemajlit eshte ndalur te nje gjurme qe ka mbetur pas aksidentit ndersa eksperti Koshi tha se ajo ka mbetur si pasoje e bartjes se makines ne momentin e goditjes.
Me kete rast mbrojta e Xhemajlit konstatoi se ekspertiza e Koshit eshte shume konfuze ndersa ky i fundit insistoi se kete e ka bere duke u bazuar ne shkresat qe ka poseduar.
Ne baze te ekspertizes i akuzuari Xhemajli ka vozitur me nje shpejtesi rreth 100 km ne ore ndersa vetura qe e ngiste i ndjeri Rrustemi me 77 km ne ore.
Duke u pergjigjur ne pyetjen e mbrojtesit Osman Havolli eksperti Koshi tha se kontakti i vetures Nissan me Kombin EV eshte bere faktor kryesor per humbjen e kontrollit te te akuzuarit Xhemajli.
Ne lidhje me keto ka reaguar pala e demtuar. Babai i Labinot Rrustemit Hamdi Rrustemi kerkoi nga trupi gjykues qe te merret per baze nje deklarate e Xhemajlit dhene ne televizionit publik qe kishte thene se eshte adhurues i shpejtesise. Por trupi gjykues sugjeroi Hamdi Rrustemin qe per ato ankesat qe ai ka te ngreje padi civile pasi qe ketu po kerkohet fajtori per aksidentin e 21 majit.
Akuza per Xhemajlin
Bajrush Xhemajli akuzohet per vepren penale rrezikim i trafikut publik nga neni 297 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 1 3 te Kodit Penal te Kosoves.
I akuzuari Xhemajli sipas aktakuzes duke drejtuar veturen e markes Nissan Terrano nuk u eshte permbajtur rregullave te komunikacionit. Me kete rast ne anen e majte fillimisht e godet veturen e markes Volswagen te cilen e drejtonte Ilir Gashi i cili levizte ne shiritin e vet dhe pas ketij kontakti i pandehuri humb kontrollin mbi veturen duke kaluar ndarjen fizike gjithnje duke u bartur kalon ne kahen e kundert duke e goditur me kete rast me anen e djathte automjetin Mercedes te cilin po e drejtonte Labinot Rrustemi. Si pasoje e kesaj lendime vdekjeprurese ka pesuar ngasesi i automjetit Mercedes Labinot Rrustemi Driton Bytyci ka pesuar lendime te renda pasagjeret Ilir Haziri dhe Bardhita Bytyci po ashtu lendime te renda trupore dhe Vezire Bytyci lendime te lehta trupore. Lendime ka pesuar edhe vete i pandehuri si dhe jane shkaktuar deme te medha materiale.
Pyeten deshmitaret per rastin Zharku
Nje kat me poshte u mbajt nje seance tjeter. Edhe aty gjykohej nje kryetar komune. Te enjten u degjuan deshmitaret ne lidhje me veprat per te cilat akuzohet kryetari i Komunes se Kacanikut Xhabir Zharku. Deshmitaret kane deshmuar se si jane kercenuar qe te terhiqen nga nje tender qe kishin fituar nga AKM-ja.
Kryetari i Kacanikut Xhabir Zharku si dhe te akuzuarit tjere Arsim Kolshi Besnik Hasani Fikri Hasani Afet Dalloshi Nysret Cena dhe Nesim Curri akuzohen se ne bashkeveprim si pjese e nje grupi kriminal ne data te ndryshme prej 26 korrikut deri me 1 gusht 2006 kane kryer vepren penale te detyrimit kercenimit si dhe kane mbajtur pa arme leje. Vepra penale e kercenimit ndaj Zharkut eshte hequr nga aktakuza