Tuvalu e njeh Kosoven
Nga Express me 19 nentor 2010 ne ora 1145
Tuvalu nje shtet i vogel ne Oqeanin Pacifik e ka njohur Kosoven ka njoftuar kryetari i Aleances Kosova e Re AKR Behgjet Pacolli.
Ne nje konference me gazetare Pacolli paralajmeroi se shume shpejt do te vine njohjet edhe nga Fixhi dhe Turkmenistani per te cilat tha se ka lobuar personalisht..
Pacolli tha se e ka marre noten verbale nga Tuvalu dhe se pas konferences ate do ta dergoje ne Ministrine e Puneve te Jashtme.
Tuvalu perbehet nga kater ujdhesa dhe ka 12 373 banore.
Me Tuvalun numri i shteteve qe e kane Kosoven e pavarur dhe sovrane rritet ne 72.
Edhe njohja e fundit e cila ka ndodhur me 21 tetor te ketij viti nga shteti i Kiribatit ishte njoftuar se pari nga lideri i AKR-se Behgjet Pacolli.