KQZ regjistron 9 partite e para shkelet afati
Ndersa dita e djeshme ishte afati i fundit per certifikimin e subjekteve politike per pjesemarrje ne zgjedhjet e 12 dhjetorit Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar te merkuren nente partite e para politike nga 29 sa kane aplikuar gjithsej. Certifikimi i partive nga KQZ-ja eshte bere pas rekomandimit te bere nga zyra per regjistrimin e partive politike verifikimit te dokumentacionit te dorezuar nga subjektet politike. Ne baze te dokumenteve te dorezuara dhe te verifikuara zyra konstaton se jane plotesuar te gjitha kushtet per regjistrim ka thene drejtoresha e zyres per regjistrim Miradije Mavriqi ne mbledhjen e KQZ-se. Pas kesaj anetaret e KQZ-se me shumice votash kane votuar pro certifikimit te partive. Partite e para te certifikuara jane LDK-ja me 110 kandidate Fryma e Re me 86 kandidate KTB - Partia Turke me 25 kandidate PREBK Partia Rome e Bashkuar e Kosoves 6 kandidate PDAK Partia Demokratike e Ashkalinjve te Kosoves 49 kandidate LEK Lidhja e Egjiptianeve te Kosoves 6 kandidate SDSG Partia Socialdemokrate e Gores 13 kandidate IRDK Iniciativa e re Demokratike e Kosoves 9 kandidate dhe Partia e Ashkalinjve per Integrim me 9 kandidate. Mavrici theksoi se afati i fundit per certifikimin e partive politike per pjesemarrje ne zgjedhje vazhdon te mbetet 19 nentori pavaresisht faktit se partite jane duke bere ndryshime ne lista. Me kete rast perfaqesuesi i AKR-se KQZ-se Fadil Maloku ka ngritur ceshtjen nese kjo zyre po has ne pengesa ligjore per shkak se disa nga partite kane futur ne listat e tyre emra te zyrtareve te cilet jane duke u hetuar. Ne kemi kerkuar nga cdo kandidat qe te nenshkruaje deklaraten per certifikim e cila bazohet ne nenin 29 te ligjit per zgjedhje ku thuhet se asnje kandidat qe nuk i ploteson kushtet ose qe eshte ne kundershtim me ligjin dhe qe ka vuajtur denimin ne tre vjetet e fundit dhe qe ka vendim te prere nuk mund te jete kandidat. Dhe ne kete rast nuk kemi asnje kandidat me nje vendim te tille eshte pergjigjur Mavrici. Nga ana tjeter kryetarja e KQZ-se Valdete Daka ka thene se qe nga momenti i certifikimit te subjekteve politike 24 ore do te jete afati kohor per ankesa ndaj kandidateve te cilat mund ti drejtohen panelit per ankesa dhe parashtresa ka deklaruar kryetarja Daka. Ne mbledhjen e se merkures ne KQZ eshte miratuar kerkesa e Qendres Rajonale per Mireqenie Sociale e cila me 68 vezhgues do te monitoroje zgjedhjet e jashtezakonshme te 21 nentorit ne Komunen e Rahovecit.