Vetevritet i ekstraduari nga Kosova Dede Gecaj
Dede Gecaj 52-vjecar i cili para dy muajsh ishte ekstraduar nga Kosova per ne Zvicer ka bere vetevrasje ne nje burg te St. Gallenit.
Vrasesi i mesuesit zviceran me 1999 eshte gjetur sot i vrare ne qeline e vet shkruajne mediat zvicerane.
Zedhenesi i policise se St. Gallenit Hans Peter Kruger ka konfirmuar per 147Blick148 vdekjen e Gecajt.
Qe me teper se dy muaj Gecaj ndodhej ne burg ne Zvicer. Ai u ekstradua ne shtator nga autoritetet e Kosoves pas disa vitesh ne arrati.
Gecaj akuzohet se me 1999 ka vrare mesuesin zviceran Paul Spirig ndersa sipas shtetit zviceran ai ka abuzuar seksualisht vajzen e vet. Besarta atehere 14-vjecare kishte deklaruar se ishte abuzuar seksualisht nga i ati.
Ekstradimi i Gecajt me 2 shtator
Ministria e Drejtesise e Kosoves e kishte ekstraduar me 2 shtator shtetasin e Kosoves Dede Gecaj per ne Zvicer.
Gecaj 1957 nga fshati Janosh komuna e Gjakoves kerkohej nga autoritetet zvicerane si i dyshuar per kryerjen e veprave penale te vrasjes Vrasje e mundshme me qellim veprime te shumefishta seksuale me femije dhe dhunim i shumefishte ne kundershtim me ligjin e aplikueshem penal ne Zvicer.
Ministria e Drejtesise nepermes nje deklarate per shtyp saktesonte se vendimin per ekstradimin e Gecajt nga Kosova ne Zvicer e ka mbeshtetur ne
Aktvendimin e Gjykates se Qarkut ne Peje te dates 14 korrik 2010 numer reference Pn. Nr. 65/10 e cila ne arsyetim konfirmon se te gjitha para kushtet e parapara me ligjin e aplikueshem mbi ekstradimin e z. Gecaj jane plotesuar
Aktvendimin e Gjykates Supreme te Republikes se Kosoves te dates 16 gusht 2010 numer reference Pn. Kr 415/10 e cila e verteton Aktvendimin e Gjykates se Qarkut ne Peje
Vendimin per Papranueshmeri te leshuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikes se Kosoves te dates 20 maj 2010 numer reference Rk.22/10
Ad hoc marreveshjen nderkombetare te lidhur ne mes UNMIK-ut dhe Zvicres te dates 20 gusht 2007 lidhur me ekstradimin e z. Gecaj nga Kosova per ne Zvicer e aplikueshme ne Kosove sipas nenit 145 te Kushtetutes se Republikes se Kosoves mbi Vazhdimesine e Marreveshjeve Nderkombetare.
Ministria e Drejtesise thoshte se eshte siguruar nga autoritetet kompetente ne Zvicer se Gecaj do te kete gjykim te drejte te paanshem dhe ne perputhje me standardet e parapara me konventa nderkombetare.