E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajzade: Ne Memaliaj nuk fitohet, te rrezikohet jeta

Partizani barazoi ne fushe te Memaliajit me rezultatin 1-1, por pas ndeshjes trajneri i te kuqve Skerdi Bejzade, theksoi se ishin te kuqte qe lejuan barazimin ne fund, per te qetesuar vendasit te cilet kerkonin me cdo kusht fitoren. "Kam vite qe luaj futboll dhe ne Memaliaj perjetova nje dite qe do te mbetet gjate ne kujtese, - theksoi Skerdi Bejzade. "Nuk me ka qelluar qe te perjetoj momente te tilla me pare ne te gjithe karrieren, si ne Memaliaj. Jam i kenaqur qe une dhe shoket e ekipit dolem pa pasoja nga fusha e lojes, pasi rezultati nuk kishte asnje rendesi. Kam pare edhe nje polici inekzistente ne fushe. Nuk benin asgje", - shprehet trajneri dhe lojtari i Partizanit. Dashi shenoi ne mesin e pjeses se dyte per te kuqte, por vendasit barazuan ne minutat e fundit. "Ishte nje barazim i detyrueshem. Partizani lejoi qe Memaliaj te barazonte shifrat, pasi nuk kishte asnje rruge tjeter. Arbritrat dhe ekipin yne ka qene ne kercenim te hapur, nga tifozet dhe kundershtari. Zoti ishte me ne, qe dolem gjalle nga fusha e lojes", - shprehet Bejzade. Trajneri i te kuqve leshoi nje lume me akuza ne adrese te kundershtarit, duke fajesuar edhe FSHF-ne qe lejon te tilla episode te ndodhin ne kampionatin tone. Ne ndeshjet e tjera, Bylisi i Ballshit barazoi ne fushen e Lushnjes, duke marre nje pike te cmuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›