E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, vritet me armë zjarri një 17-vjeçar

Roja M.R ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin Avdyl Zalla, 17-vjeç, i cili dyshohet se ka hyrë brenda fabrikës për të grabitur.

Edhe pse u dërgua me urgjencë në drejtim të Spitalit Ushtarak në Tiranë, i riu nuk mundi të mbijetonte. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes ku ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të këtij krimi.

Paraprakisht policia tha se roja ka tentuar ta largojë të riun, por përpjekjet e tij kanë dështuar. Më pas, e ka qëlluar atë, që për fatin e tij të keq humbi jetën.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›