Grabitja në Durrës, edhe një në pranga dhe një në kërkim
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut bënë të ditur se 21-vjeçari Ergys Vogli, banues i lagjes 6 të Durrësit, është arrestuar si pjesmarrës në grabitjen e kryer në orët e para të së premtes, ndërsa është shpallur në kërkim për të njejtin motiv edhe 30-vjeçari Ismail Bishuka, lindur dhe banues në Burrel.
Sipas të njejtave burime, forcat e policisë në kuadër të operacionit "Kasaforta" kanë arrestuar tre shtetas dhe kanë shpallur në kërkim dy të tjerë, që të gjithë të dyshuar si pjesmarrës ose bashkëpunëtorë në grabitjen e një sasie të madhe me karta rimbushëse të kompanive Vodafone, AMC dhe Eagle, karta dixhitale dhe telefona celularë me një vlerë 12,5 milion lekë dhe kasafortën e lokalit me administrator Agron V. në të cilën ndodheshin 500 mijë lekë të prerjeve të ndryshme.
Natën e së premtes në pranga ranë Arbër Bardhi, 21 vjeç dhe Sali Ndregjoni, 19 vjeç, që të dy banues në lagjen 5 të qytetit bregdetar, ndërsa u shpall në kërkim 22-vjeçari Alfred Skonja. Gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve janë gjetur më shumë se sa 90 për qind e sasisë së materialeve dhe vlerës së parave të vjedhura, shtuan burimet e policisë, sipas të cilave," bashkë me vlerat e grabitura janë sekuestruar edhe një pistoletë dhe një bombë me telekomandë e tipit celular."