Bakaj: Titullin do ta fitojmë në derbi

Sokol Paja-Sulmuesi i Partizanit, Elis Bakaj, ka deklaruar se ekipi i tij kërkon që të fitojë titullin kampion në derbi. Enigma e Superligës të luhet në derbin me Dinamon që kryeson edhe kampionatin. Sulmuesi i talentuar flet edhe për ato që kanë filluar që të përfliten tashme si aleanca për të arritur që Dinamo të shpallet kampione e Shqipërisë. "Aleancat? mua si futbollist nuk më takon të flas më shumë. Por atë që mund të them është se ekipet ashtu si luajnë me Dinamon nuk luajnë me neve. Ndaj nesh shtrëngohen shumë. Pra që lë të nënkuptohet atë për të cilën flitet. Dinamon e favorizojnë ekipet dhe ndaj nesh luajnë fort, kjo është e vërtetë dhe e dukshme" tha Bakaj. Më tej shtoi: "Synimi ynë si ekip është që titullin ta cojmë deri në ndeshjen e fundit. Aty le të shikojmë pastaj se kush është më i fortë dhe kush në të vërtetë e meriton që të dalë kampion. Nuk e mendojmë fare diferencën dhe faktin që nuk do të dalim kampion, as ato që përfliten shumë për aleanca apo marrëveshje. Ne mendojmë vetëm për titullin. Asgjë tjetër nuk mendojmë. Neve do ta zgjidhim gjithcka në fund. Ne e kemi vetë në dorë gjithcka për titullin kampion. Nëse fitojmë të gjitha ndeshjet deri në finalen me Dinamon që është edhe ndeshja që mbyll kampionatin, atëherë nëse e fitojmë edhe atë ndeshje i bie që të jemi kampionë". Bakaj ka qenë ndër futbollistët më të pëlqyer nga rangui i kombëtares Han në ndeshjen e derbit me Tranën.
Bakaj shikohet si një prej futbollistëve me të ardhme në kombëtare dhe si Baric, ashtu edhe Han ka menduar që ta ketë si një element për të ardhmen e kombëtares. Bakaj tha se e prêt me shumë dashamirësi këtë ftesë në kombëtare dhe se do të punojë shumë me qëllim që t'ia arrijë te jetë pjesë e formacionit.
"Ëndrra e cdo futbollisti është që të jetë në ekipin kombëtar. Unë do të jap maksimumin tim për të qenë pjesë e ekipit. Kjo gjë varet prej meje si futbollist, por edhe prej trajnerit. Ëndrra ime është që të jem pjesë e kombëtares e ekipit të parë. Unë natyrisht që ndihem shumë i lumtur dhe kjo më jep akoma shtysë për të ecur përpara. Unë do të bëj të pamundurën që të jap më të mirën time. Nëse jap rezultate me patjetër që do të jem pjesë e kombëtares dhe nëse skam rezultatet e duhura normal që do të jem jashtë. Gjithcka varet prej meje pasi nëse punoj them se do ia arrij" përfundoi Elis Bakaj.