Sheva: “Zemra ime e lidhur me Milanin”

Andrij Shevcenko kaloi shtatë vite të lavdishme te Milani nga viti 1999 deri në vitin 2006, duke shënuar 127 gola në 208 ndeshje, përpara se ai të bashkohej me Celsin pas Kupës së fundit të Botës në Gjermani. Koha e tij në "Stemford Bridxh" ishte një dështim i madh, dhe ai vetë shpreson se mund të kthehet në "San Siro" gjatë kësaj vere.
Milani është shumë i interesuar për të nënshkruar me Shevcenkon, edhe pse agjentët e lojtarët pohuan se, drejtuesit e klubit italian nuk janë të përgatitur të paguajnë shpenzime të mëdha për ukrainasin.
"Është folur shumë për kthimin, por unë nuk jam i lirë për të thënë asgjë më shumë sesa ajo që unë kam qenë gjithmonë shumë afër me Milanin", - tha 31-vjecari. "Megjithatë kthehem apo jo, kjo skuadër më ka dhënë mua shumë. Unë u rrita të Milani dhe fitova ‘Topin e artë' dhe Ligën e Kampioneve aty. Unë kam shumë San Siro", - shtoi ai. Sheva tha së ai është shumë nxitur nga derbi milanez, midis Interit e Milanit, që ka marrë një ngjyrat e klasikes. "Është një ndeshje unike dhe e madhe", - vlerëson me entuziazëm ukrainasi. "Unë mendoj se ky derbi ka më shumë vlerë për Milanin pasi lufton për vendin e katërt dhe një vend në kualifikueset e Ligës së Kampioneve, për më tepër që Milani luan në shtëpi. Unë u uroj gjithë të mirat ish-shokëve të mi. Unë e di sa e rëndësishme është të fitosh derbin, sidomos tani".