E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Djajtë”, të parët në Sheshin e Kuq të Moskës

Mancester Junatid me fitoren 1-0 kundër Barcelonës në ndeshjen dytë gjysmëfinale, siguroi një vend në finalen e Ligës së Kampioneve, që do të zhvillohet në Moskë, më 21 maj 2008, në një finale 100 për qind angleze, pasi dhe finalisti i dytë do të dalë nga dueli Celsi-Liverpul.
Edhe pse Barcelona e qarkulloi më shumë topin (52%-48%) dhe goditi më shumë portën (14-8), golin e vetëm të takimit e realizoi Skols në minutën e 14-të. Lojtari i Mancesterit realizoi me një goditje spektakolare e denjë për një sfidë të Ligës së Kampioneve.
Barcelona, pa Ronaldinjon, u përpoq shumë, por as Mesi dhe as Henri nuk mundën të shënojnë golin e cmuar.
Mancesteri synon fitimin për herë të tretë të titullit të madh, kur për herë të fundit e ka fituar atë në 1999.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›