E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakaj: “Tri pikët të mundshme me Bjellorusinë”

Mesfushori sulmues i Partizanit, Elis Bakaj, është thirrur për herë të dytë nga trajneri i Kombëtares, Oto Baric, pas atij për ndeshjet me Slloveninë dhe Bullgarinë. Talenti 20-vjecar ishte ndër të parët që mbërriti në rezidencën e Kombëtares në hotel "Adriatik" në Durrës. Bakaj, edhe pse ende nuk ka luajtur asnjë minutë për kuqezinjtë është pjesë e projektit afatgjatë të kroatit. "Sa shanse kemi ndaj Bjellorusisë? Janë të shumta. Ekipi kombëtar e ka treguar veten në ndeshjet që ka zhvilluar", - tha Bakaj për Televizionin "Vizion Plus". "Bën një lojë të bukur dhe di të marrë rezultate si brenda dhe jashtë fushës. Kam besim se tre pikët do të jenë të mundshme me Bjellorusinë".

Pas takimit me bjellorusët, më 21 nëntor është ai i fundit me Rumaninë e kualifikuar për në Europianin e Austrisë dhe Zvicrës. "Është një ndeshje e vështirë, pavarësisht se Rumania e ka siguruar. Shpresoj se dhe në atë ndeshje të marrim rezultat pozitiv". Bakaj flet edhe për shanset e mundshme që mund të ketë Shqipëria për kualifikim në Botërorin e Afrikës së Jugut. "Futbolli nuk njeh më ekipe të forta apo të dobëta. Dimë të marrim rezultate të mira, atëherë përse jo, mos të shpresojmë të shkojmë në Kampionatin Botëror".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›