E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkëmbi-Lika, konflikti i ri te Partizani

Albania Sport- Pas sherrit Bakaj-Devolli te Partizani është duke u përvijuar një konflikt i ri, ai midis futbollistit Bledi Shkëmbi dhe trajnerit Hasan Lika. Lojtari korcar nuk u grumbullua për ndeshjen me Tiranën, por nga trajneri Lika, ka akuza se Shkëmbi ishte duke komplotuar shkarkimin e tij nga presidenti Xhani. Partizani mori dy pikë në katër ndeshjet e fundit, duke humbur me Besën e Dinamon dhe barazuar me Elbasanin dhe Tiranën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›