E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi: “Asgjë nuk është e garantuar”

Takimi kundër Bjellorusisë së vendit të parafundit me 4 pikë më pak se Shqipëria dhe ai, katër ditë më pas në Bukuresht ndaj Rumanisë së kualifikuar në finalet e Euro 2008 pritet me padurim edhe nga sulmuesi i nënkampionëve të Austrisë, Hamdi Salihi. "Shanset për fitore janë të mira pasi luajmë në fushën tonë, por nuk është aspak e lehtë. Edhe pse Bjellorusia renditet në vendet e fundit ka lojtarë shumë të mirë dhe ka një ekip të mirë sidomos në fazën ofensive", - tha Salihi për Televizionin "Vizion Plus".

"Duhet të marrim tri pikë, pasi kurrorëzojmë një sezon të tërë dhe kemi shansin për ta përfunduar sa më mirë këtë fushatë". Autori i golit të parë në miqësoren e fituar me Maltën (3-0) flet se për ndeshjen me Rumaninë, më 21 nëntor, do të ishte më mirë të flitej pas ndeshjes së ditës së shtunë (kundër Bjellorusisë). "Vendi i katërt i siguruar? Asgjë nuk është e garantuar, pavarësisht se kemi shanset e mira për ta arritur atë: luajmë në fushën tonë dhe ekipi po kalon momente të mira", - thotë Salihi që në ndeshjen kundër Bullgarisë, luajti për herë të parë si titullar me përfaqësuesen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›