E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, përleshej mes protestuesve pro dhe atyre kundër Mubarakut

Ka arritur në nivelet alarmante situata e tensionuar në Egjipt, pas daljes në shesh të mbështetësve të presidentit Mubarak. Në ditën e nëntë të trazirave, demostruesit kundër regjimit akutual janë përplasur në sheshin kryesor të Kajros me ata që janë pro tij. Mediat e huaja deklarojnë se nuk mund të përcaktohet se në cilat nivele është dhuna, por ato sigurojnë se kjo është një përleshje shumë e fortë. Turma e egërsaur ka goditur me gurë ndërmjet njëri tjetrin duke gjakosur nëpër rrugë dhe ushtria ka mundur të bëjë shumë pak për të ndalur këtë beteje, që sipas raportimeve do të shkaktojë shumë viktima. El baradai në një prononcim për BBC ka deklaruar se është shumë i shqetësuar për situtaën në sheshin Tahrir dhe ka akuzuar qeverinë se po përdor një taktitë të frikshme.
Ushtria u mundua që të ngrinte disa barriera për të ndarë protestuesit, por mbështetësit e Mubarak arritën të kalonin pengesat e ushtrisë për të bashkuar më pas me demostruasit opozitarë. Më herët ushtria i bëri thirrje popullit që të ndërpresë demostrat dhe të futen në hyjnë në shtëpitë e tyre, për të evituar pikërisht këtë pëRleshje. "ne duhet të shikojmë përpara në të ardhmen. Ushtria po punon që të ruajë sigurinë tuaj dhe të shtetit tonë" ka thënë për mediat zëdhënësi i ushtrisë egjiptiane.
Ndërkohë që aktiviteti i parlametit është pezulluar deri në deri në një vendim gjykate, për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit të kontestuara nga opozita. Lajmi është bërë i ditur nga televizoni shtetëror i cili ka deklaruar gjithashtu se ndalim qarkullimi është reduktuar në dy orë. Edhe pse vendimi për ndalim qarkullimin nuk është zbatuar asnjëherë në 9 ditë demostrata në Egjipt.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›