E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andi Lila zgjat kontraten me Tiranen

Presidenti Halili i ka ofruar lojtarit nje kontrate dyvjecare. Lila do te marre plot 10 mije euro ne muaj

Dhjete mije euro ne muaj. Kjo do te jete paga e re qe mbrojtesit i Tiranes Andi Lila do te perfitoje nga klubi bardheblu. Drejtuesit e skuadres se Tiranes duke pare paraqitjet perfekte qe po ben lojtari kete sezon kane vendosur qe ti ofrojne nje kontrate te re sipas se ciles Lila do te qendroje tek Tirana edhe per dy vite dhe do te marre plot 240 mije euro.

Zevendeskapiten

Me lojen qe ka shfaqur vitet e fundit Andi Lila eshte kthyer ne nje nga ikonat e skuadres bardheblu. 24-vjecari jo vetem qe paraqet nje loje konstante por arrin te jape maksimumin edhe nese trajneri Dede i ndryshon rolin. Ai tashme perpos mbrojtesit te te krahut te djathte arrin qe te interpretoje mjaft mire edhe rolin e mesfushorit shkaterrues. Ashtu sic u pa edhe dy net me pare Lila se bashku me Karabecin i dha mjaft siguri repartit difensiv. Fare mire per ata qe kane ndjekur futboll lojtari mund te krahasohet me Havier Zanetin e Interit. Ashtu si edhe argjentinasi Andi Lila kudo qe luan arrin te jape 100. Keto karakteristika te lojtarit kane bere qe drejtuesit bardheblu te mos hezitojne dhe ti zgjasin lojtarit kontraten. Tashme lojtari eshte edhe zevendeskapiteni i 24 here kampioneve te Shqiperise. Pikerisht ne derbin ndaj Dinamos Lila pas daljes se Mukes ne minuten e 78-te i la vendin Gentian Muces mori shiritin e kapitenit.

Thashethemet

Gjate merkatos dimerore shume media vendase dhane lajmin se prane Liles ishte afruar hija e Dinamos se Zagrebit. Madje thuhej se sekseri ishte komisari teknik i kombetares Josip Kuzhe. Perpos klubit te Zagrebit interes per sherbimet e lojtarit kishin shfaqur edhe dy skuadra te tjera. Behet fjale per Hajdukun e Splitit skuader kroate ku militon edhe Ervin Bulku dhe moldavet e Sherif Tiraspol ekipi qe eliminoi Dinamon nga Championsi. Gjithsesi ne ditet e fundit te dhjetorit vete lojtari hodhi poshte keto lajme dhe siguroi te gjithe se deri ne fund te sezonit do te qendronte ne Tirane. Keto informacione te dhene nga mediat pas dites se djeshme u kthyen ne thashetheme te verteta pasi lojtari jo vetem qe nuk do te largohej por kishte ne plan qe te zgjaste kontraten.

Objektivat e oreve te fundit

Pas takimit Dinamo-Tirana presidenti i bardheblu siguroi se do te afronte edhe nje lojtare te ri. Por kete premtim te fundit Halili nuk e mbajti pasi nuk mundi qe te afronte asnje futbollit ne oret e mbetura te merkatos. Burime prane klubit bardheblu bene me dije se numri nje i Tiranes ishte ne kerkim te nje shkaterruesi. Halili deri ne fund ka kerkuar qe te sillte ne Tirane njerin midis toni Pezos dhe Ervin Bulkun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›