FSHF nis shqyrtimin e ceshtjes Korreshi
Pas akuzave te renda per trukim te ndeshjeve ne kampionatin shqiptar te sezonit te kaluar organi me i larte futbollistik ne Shqiperi FSHF ka njoftuar se nuk do te qendroje duarkryq. Komisioni i Disiplines ne Federaten Shqiptare te Futbollit do te nise proceduren per mbledhjen e informacionit pasi ne median sportive te shkruar u botuan akuzat e bera nga ish-lojtari i Apolonise Hekuran Korreshi per manipulimet e ndodhura vjet ne disa takime te ketij ekipi. Disiplina do te shqyrtoje akuzat per futbolliste te caktuar ne ndeshje te caktuara sic ishin ato Apolonia-Besa Flamurtari-Apolonia Apolonia-Shkumbini Skenderbeu-Apolonia apo Apolonia-Flamurtari. Nese do te arrihen qe keto akuza te vertetohen atehere pritet te kete masa ndaj futbollisteve te perfshire ne to por nese nje gje e tille nuk do te behet atehere Komisioni i Disiplines do te marre mase ndaj vete Korreshit per akuzat. Nuk eshte hera e pare qe ne futbollin shqiptar ka akuza dhe kunderakuza dhe ne to jane perfshire edhe vete presidente apo kryebashkiake dhe ka ndodhur qe jane perjashtuar lojtare nga klubet per probleme te tilla. Rekordi ndoshta i perket Partizanit te vitit 2004 kur presidenti Xhani perjashtoi 7 futbolliste pas nje ndeshjeje ne kupat e Evropes. Vecse eshte hera e pare qe nje futbollist nxjerr histori me emra biseda dhe ndeshje te caktuara madje qe sic edhe shkruhet jane te noterizuara duke marre vlere shume me te madhe. Nuk dihet sesa kohe do ti duhet Komisionit te Disiplines per te mbledhur materialin e nevojshem per kete ceshtje apo nese ky skandal i pretenduar do te shoshitet sic duhet dhe deri ne fund.