Bakalli Takimi me Tomorin eshte nje takim derbi

Pas fitores ndaj Gramozit Partizani ka shkuar ne kuoten e 10 pikeve dhe renditet ne vendin e 10-te ne tabelen e klasifikimit
Fitorja e fundit me Gramozin me shume duhet analizuar ne aspektin kritik sesa te merret si doze optimizmi pasi edhe ne kete takim u verejt se ka futbolliste qe i bejne xhiro fanelles ne fushen e blerte. Zhbllokimi i krizes financiare eshte i vetmi ilac qe Partizanin nga ekip prinderish e kthen ne ekip profesionist. Kete jave skuadra e kuqe do te perballet me nje ekip qe me pare ka vuajtur pikerisht problemet e saj. Behej fjale per Tomorin. Pas plot nente vitesh Tomori dhe Partizani do te jene serish perballe njeri-tjetrit. Ndryshe nga nente vite qe u luajt per Kategorine Superiore me pare sfida ne fjale do te luhet per Kategorine e Pare. Keshtu beratasit pas nje periudhe anonimati jane rikthyer me financa te sigurta dhe me synimin e vetem per tu ngjitur sezonin e ardhshem ne Kategorine Superiore. Por krejt ndryshe eshte situata te skuadra e Partizanit qe ne tre vitet e fundit eshte perballur me nje situate financiare mjaft te veshtire dhe ka ne perberje te tij futbolliste qe kane dale nga akademia e kuqe. Kesaj situate mund ti shtosh edhe problemin e mungeses se nje fushe ku skuadra mund te zhvilloje normalisht seancat stervitore. Kete sfide njeri nga futbollistet me eksperience te skuadres se Partizanit Engert Bakalli e cilesoi si mjaft te veshtire. Do te luajme ndaj nje kundershtari me emer ne kampionatin shqiptar. Tomori ka ne perberje futbolliste mjaft cilesore te cilet kane qene nje sezon me pare pjese e Kategorise Superiore qe gjithashtu kane edhe nje eksperience te madhe ne kesi takimesh. Pra kjo sfide do te jete nje ndeshje derbi ne te cilen ne do te perpiqemi te japim me te miren tone - tha Bakalli.
Ekipi
Skuadra e kuqe ka arritur te marre nje fitore mjaft te veshtire ne fundjaven e shkuar ne fushen e tij ndaj Gramozit. Edhe pse kolonjaret ishin favorite per te fituar ne kete takim te kuqte kane arritur te shenojne dy gola dhe te marrin keshtu tre piket qe u nevojiteshin aq shume per te lene zonen e ftohte. Gjendja e skuadres eshte mjaft e mire dhe optimizmi eshte mjaft i larte pasi vijme pas nje fitoreje qe kemi marre ne fushen tone. Ndersa ndaj Tomorit e rendesishme eshte te mos dalim pa pike - pohoi Bakalli.
Renditja
Pas fitores ndaj Gramozit Partizani ka shkuar ne kuoten e 10 pikeve dhe renditet ne vendin e 10-te ne tabelen e klasifikimit. Deri ne keto momente kemi bere paraqitje te mira dhe jemi munduar te marrim maksimumin nga cdo ndeshje qe kemi zhvilluar. Tashme futbollistet e rinj jane integruar ne lojen e skuadres dhe rezultatet nuk do te mungojne ne takimet ne vijim. Jam i bindur se te gjitha keto ndryshime do te jene prezente ne fushe edhe ne takimin ndaj Tomorit - perfundoi Bakalli.
Te rikuperuarit
Gjate stervitjes se djeshme qe ka zhvilluar skuadra e Partizanit ne ambientet e kompleksit stervitor ne Kamze kane qene te pranishem edhe dy futbollistet kapiteni Luan Pinari dhe organizatori Artan Karapici. Lojtaret kishin munguar ne stervitjen e dites se hene ku Pinari ka qene ne gjendje gripale ndersa Karapici ishte demtuar gjate pjeses se pare ne takimin ndaj Gramozit. Megjithate mesohet se te dy lojtaret do te jene ne fushe ne takimin e se shtunes ndaj Tomorit ne transferte. Deri ne keto momente ne dyshim eshte aktivizimi i Engert Bakallit i cili ka probleme me kaviljen. Por deri ne fundjave pritet te behet edhe rikuperimi i tij per te qene nen urdhrat e teknikut Bajko.