E Diel, 1 Nëntor 2026

Urdhrat e skuderise bosi i Red Bull Me mire te humbim si te ndershem

Mateshic Pas asaj qe beri Ferrari u etiketuam si idiote. Montezemolo Ferarri do te beje gjithcka per te fituar

Edhe ne garen e fundit te Boterorit te Formules 1 skuderia austriake Red Bull premton se do te ndjeke rregullat. Ne Cmimin e Madh te Abu-Dabit askush ne kete ekip nuk do te luaje piset pra askush nga drejtuesit e skuadres nuk do te jape te famshmet urdhra skuderie.

Mateshic Pas asaj qe beri Ferrari u etiketuam si idiote

Keshtu me shume mundesi edhe ne Abu-Dabi Feteli dhe Veberi do te duhet qe te luftojne te vetem per titullin boteror. Urdhrat e skuderise asnjehere nuk kane qene nje opsion ne skuadren tone. Me mire te humbim si te ndershem - tha dje pronari i skuderise austriake Dietrish Mateshic. Ne fjalen e tij numri nje i Red Bull Racing Team nuk nguroi te sulmonte skuderine nga Maranello E gjithe Bota denoi Ferrarin per ate cka beri ne cirkuitin e Hockenheimit ne Gjermani. Ne pas asaj qe ndodhi atje u etiketuam si idiote. Na fyen vetem sepse nuk u sollem si ata. Ju them se urdhrat brenda skuadres asnjehere nuk kane qene nje opsion pasi qe te dy pilotet tane kane qene ne lufte per titull. Mendoj se Alonso nuk do te jete piloti qe ka gjithmone fat- tha Mateshic.

Emocionuese

Cmimi i Madh i Abu-Dabit do te jete nje gare shume emocionuese. Mendoj se tensioni do te jete shume i larte. Them keshtu pasi kete fundjave do te vendoset gjithcka. Te dielen ne darke do te kuptojme nese objektivi yne do te realizohet 100. Sipas bosit austriak gota e Red Bullit tashme eshte e plote pas triumfit te skuderise se tij ne Boterorin e Konstruktoreve. Nuk dihet se cmund te ndodhe. Eksperiencat e meparshme na kane mesuar qe mund te ndodhe gjithcka. Fitorja e titullit ne Boterorin e Konstruktoreve na ka dhuruar shume sadisfakisone. Mund tju them se ky triumf ishte kurorezimi i pese viteve pune prandaj jemi te lumtur. Vitin e kaluar nje objektiv te tille e humbem per pak tashme mendoj se gjerat kane shkuar ashtu sic duhet - perfundoi Mateshic.

Montezemolo Ferarri do te beje gjithcka per te fituar

Nga ana tjeter numri nje i Ferrarit Luka Kordero di Montezemolo ka thene se kjo jave per kokekuqen do te jete speciale. Do te kalojme dite emocionuese ndash tha presidenti i skuderise nga Maranello. - Fakti qe ne do te garojme ne Cmimin e Madh te fundit per titullin kampion me gezon shume. Megjithese me duhet te pranoj se nje sadisfaksion me te madh do te merrnim nese do te fitonim titullin kampion per pilote. Per te arritur nje gje te tille ju premtoj se do te bejme gjithcka. Qe nga 97 e deri ne 2010 nuk kemi dale pasi kemi fituar here titull boteror per konstruktore e here per pilote. Edhe ne ato raste kur skemi fituar gje kemi humbur vetem ne garen e fundit. Keto vitet e fundit gjithmone kemi qendruar ne nivele te larta. Me pas bosi i Ferrarit la te kuptohej se rivalet e kokekuqes kesaj radhe jane te nje niveli shume te larte. Per fat te keq ne kete gare nuk do te jemi vetem. Shume skuderi kane objektivat tona. Gjithsesi them se Ferrari ka nje makine te forte dhe keto vite ne kemi treguar se nuk dorezohemi asnjehere. Per sa i perket Red Bullit them se ecin shume fort. Kete te diel shpresoj qe ne te ecim me shpejt se ata - perfundoi Montezemolo.

Klasifikimi

Pilote

01 Fernando Alonso 246

02 Mark Veber 238

03 Sebastian Fetel 231

04 Luis Hamilton 222

05 Xhenson Baton 199

06 Felipe Masa 143

07 Niko Rosberg 130

08 Robert Kubika 126

09 Mikael Shumaker 72

10 Rubens Barrikelo 47

11 Adrian Sutil 47

12 Kamui Kobajashi 32

13 Niko Hylkenberg 22

14 Vitantonio Liuci 21

15 Vitali Petrov 19

Konstruktore

01 RBR-Renault 469

02 McLaren-Mercedes 421

03 Ferrari 389

04 Mercedes GP 202

05 Renault 145

06 Williams-Cosworth 69

07 Force India-Mercedes 68

08 BMW Sauber-Ferrari 44

09 STR-Ferrari 11

10 Lotus-Cosworth 0

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›