Kuzhe mberrin sot ne Tirane

Pas pushimit disajavor ne Zagreb trajneri Josip Kuzhe do te kthehet sot ne Tirane. Nunmri nje i stolit kuqezi do te rikthehet ne Shqiperi ne prag te miqesores se 17 nentorit qe Kombetarja do te luaje ne Korce kunder Maqedonise. Gjate mesjaves tekniku kroat pritet te publikoje edhe listen me futbollistet qe do te kete ne dispozicion per kete testim ndersa priten edhe mjaft emra te rinj ku nje prej tyre eshte mesfushori 23-vjecar i Kievos ne Serine A Ledian Memushaj. Memushaj ka debutuar ne Kupen e Italise. Situata e Skeles gjithashtu cilesia modeste ne repartin e mesfushes e detyrojne Kuzhen te kerkoje individe te tjere. Problemet me te medha Shqiperia i ka ne mbrojtje ku e ka te veshtire te zevendesoje titullare te tille si Cana dhe Curri. Nga ana tjeter konfirmohet prania e Altin Lales qe i mungon perfaqesueses kuqezi qe nga marsi i ketij viti Shqiperi - Irlande e Veriut 1-0. Ndeshja e fundit eliminatore e kapitenit Lala eshte ajo e 28 marsit te 2009-es me Hungarine ne Tirane 0-1. Dy sezonet e fundit futbollisti i Hanoverit ka vuajtur nga demtime shume serioze. Per 2010-en Altin Lala nuk ka zhvilluar asnje ndeshje ne Bundeslige me Hanoverin e tij. Te dielen trajneri Slomka e ka perfshire ne 18-she ndaj Borusias se Dortmundit por nuk i ka rezervuar asnje minute ne fushe. Gjithashtu Kuzhe pritet te ndjeke te pakten nje ndeshje te javes se 11-te te Kategorise Superiore per te vezhguar formen e lojtareve te perfaqesueses ose te ndonje elementi qe cilesohet si kandidat potencial. Grumbullimi i ekipit shqiptar do te nise te dielen me 14 nentor. Burime prane FSHF-se bejne me dije se skuadra do te akomodohet ne qytetin e Pogradecit ku do te stervitet per tri dite. Nderkohe ndeshja me Maqedonine e cila eshte e fundit per vitin 2010 do te luhet ne oren 18.00 me drita ne stadiumin e Korces.