E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakojanis: Gruevski kundër bashkësisë ndërkombëtare

Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojani në reagimin e saj thekson se “deklarata e kryeministrit Gruevski tregon se ai nuk e ka kuptuar si duhet porosin e bashkësisë ndërkombëtare, e cila është e qartë dhe njëzëri”. Bakojani thekson se rruga euroatlantike e Maqedonisë dhe popullit të saj kërkon një zgjidhje të përbashkët dhe të pranueshme për cështjen e emrit- emër të përbërë me përcaktim gjeografik për përdorim nga të gjithë.

Kreu i Qeverisë, Nikolla Gruevski deklaroi se, formula e dyfishtë është kompromisi i vetëm që Maqedonia mund ta bëjë për zgjidhjen e kontestit për emrin. E ashtuquajtuar formulë e dyfishtë është propozimi zyrtar i Shkupit. Maqedonia pranon idenë e përdorimit të një emri të posaçëm në marrëdhëniet e ndërsjellta me Greqinë por do emrin e saj kushtetues, Republika e Maqedonisë, që të përdoret në komunikimet me vendet e tjera. (ina/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›