E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daci: Po tentohet destabilizimi i LDD-së

Por një tentativë e tille nuk pati sukses, ka thënë kryetari Daci, sipas të cilit asnjë forum i LDD-së nuk e ka përkrahur idenë e Ramosajt. Këto komente kryetari Daci i beri gjatë një takimi me delegacionin e Degës së LDD-së në Suedi, të cilit i printe kryetari Hysen Ibrahimi.

Duke folur për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në nëntor të këtij viti, Daci ka thënë se nominimet për kryetar të komunave nga ana e LDD-se në Prizren, Gjilan e Viti i kanë frikësuar partitë në pushtet dhe se ato nëpërmes nënkryetarit Ramosaj kanë tentuar për një destabilizim në LDD.

“Mirëpo kjo nuk pati sukses sepse as në forumin më të madh të LDD-së, takimin e Kryesisë me degë, si dhe takimin e Kryesisë së LDD-së, nuk ka pas asnjë përkrahje të asnjë individi për Ramosajn”, tha kryetari Daci, transmeton Zyra për Informim e LDD-së. (GE/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›