E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet lokale, Feith takon Haradinajn

Gjatë takimit të tyre njëorësh, ata diskutuan për disa çështje të rëndësishme për shoqërinë kosovare, përfshirë zgjedhjet e ardhshme lokale. Të dyja palët u pajtuan se zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dhe një debat i gjallë dhe i shëndetshëm në Kuvendin e Kosovës janë me rëndësi për shtetin. Z. Feith vuri në dukje rëndësinë e vazhdimit të respektimit të obligimeve të Kosovës ndaj Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit (PGJS) gjatë periudhës së fushatës së zgjedhjeve.

Ky takim ka qenë pjesë e serisë së vazhdueshme të takimeve që ICR-ja do të mbajë me udhëheqësit e partive në pushtet dhe të atyre në opozitë në periudhën përgatitore për zgjedhjet e nëntorit, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim pranë ICR-së. rtk

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›