Rehn: Beogradi të ruaj kufijtë me Kosovën
Ndërkohë, Rehn i ka tërhequr vërejtjen Beogradit se një nga kushtet për heqjen e vizave për Serbinë është që të kontrollojë mirë linjën kufitare ndaj Kosovës. Ai posaçërisht ka paralajmëruar Beogradin se është e domosdoshme që deri në fund të vitit, veçanërisht në fushën e policisë dhe doganve, të realizojë një bashkëpunim me EULEX-in, ka thënë Ren për BBC-në.
Gjatë qëndrimit në Beograd Ren ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të këtij shteti, duke përfshirë presidentin Boris Tadiç dhe zyrtarë të tjerë. Nga ana e tij Tadiç citohet të ketë shprehur "keqardhje" që qytetartë e Kosovës nuk do të mund t'i gëzojnë privilegjet e regjimit pa viza, sepse "Kosova është nën rezolutën 1244 dhe përgjegjësinë mbi Kosovën që nga lufta deri më sot e ka bashkësia ndërkombëtare", ka thënë Tadiç. (bbc/qik/start)