E Diel, 1 Nëntor 2026

Bakojanis: Marrëdhëniet më të mira me Turqinë

Bruksel- Ministrja e Jashtme greke Dora Bakojani deklaroi sot se Greqia është e përgatitur të bëjë përpjekje më të mëdha për përmirësimin e marrëdhënieve me Turqinë. Duke folur në Qendrën për Politikë Evropiane në Bruksel, Bakojani theksoi se në vitin 2008 Turqia nuk ka treguar vullnet për përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë dhe se Ankaraja ka shtuar provokimet në detin Egje. "Përmirësimi i marrëdhënieve me Turqinë duhet të bazohet në kriteret evropiane dhe në të drejtën ndërkombëtare", tha Bakojani duke shtuar se Athina bashkëpunon me Republikën e Qipros për gjetjen e zgjidhjes së drejtë, të qëndrueshme dhe funksionale për bashkimin e ishullit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›