Klinton: Izraeli ka të drejtë të vetëmbrohet
Moskë -Sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit, Hillary Clinton deklaroi sot se Izraeli kishte të drejtën për vetëmbrojtje dhe se sulmet me raketa të palestinezëve kundër territoreve izraelite nuk duhej të mbeteshin pa kundërpërgjigje. "Ne përkrahim të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Raketat palestineze që po u afrohen gjithnjë e më shumë civilëve izraelitë, nuk mund të mbeten pa përgjigje", deklaroi Clinton në konferencën e parë për shtyp në Departametin amerikan të Shtetit.
"Është për të ardhur keq që lidershipi i Hamasit beson se është në interes të tij të provokojë të drejtën e vetëmbrojtjes në vend që të ndërtojë një të ardhme më të mirë për banorët e Gazës", theksoi Clinton.