E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojanis: Shkupi ta harroje ftesen e NATO-s

Shefja e diplomacise greke, Dora Bakojanis, ka deklaruar dje se Athina do te bllokoje thirrjen e Maqedonise per te hyre ne NATO. "Kemi thene se pa zgjidhje te emrit nuk ka ftese per anetaresim", ka deklaruar Bakojanis para nisjes se Kryeministrit Kostas Karamanlis ne Bukuresht, per te marre pjese ne samitin e NATO-s. Bakojanis evidentoi faktin se vitet e fundit, Greqia ka bere investimet me te medha (nje miliard USD) dhe ka krijuar me shume vende pune (20 mije) ne Maqedoni. "Po ashtu, Greqia pervec kesaj ka bere perparime te medha per te zgjidhur ceshtjen e emrit nen kujdesin e OKB-se", deklaroi ministrja e Jashtme. Ajo kujtoi faktin se Athina eshte ulur ne tryezen e bisedimeve prej 1995 dhe ka treguar gatishmeri per te marre ne konsiderate nje zgjidhje qe perkrahet nga ndermjetesi i OKB-se. Ketu Bakojanis aludoi nje emer te perbere qe perfshin percaktimin gjeografik te Maqedonise, por qe i shton nje mbiemer per ta dalluar ate nga krahina greke me te njejtin emer. "Kjo eshte e arsyeshme, e pranueshme dhe e ndershme per te dyja palet", vleresoi ish-kryetarja e Bashkise se Athines, perfaqesuese e "Nea Dhimokratia". Bakojanis premtoi se, "perderisa problemi vazhdon ne nuk mund dhe nuk do te nenshkruajme futjen e FYROM ne NATO ose ne Bashkimin Evropian". Ndersa paralajmeroi: "Asnje qeveri greke dhe asnje parlament grek nuk do te bjere dakord ndonjehere me kete". Mbreme, qeveria greke shperndau nje leter per kryetaret e shteteve pjesemarrese ne Samitin e Bukureshtit, ku u ben thirrje qe te bllokohet dhenia e fteses se NATO-se per Republiken e Maqedonise qe e njeh me emrin FYROM.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›