Mediu: E meritojme ftesen
Kreu i Partise Republikane, Fatmir Mediu, ne konference per shtyp deklaroi se anetaresimi ne NATO eshte rruga e vertete per shqiptaret, pavaresisht bindjeve qe ata kane. Ne emer te PR-se, ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, tha se kjo dite i perkiste bashkepunimit politik, pavaresisht grindjeve qe ndodhnin mes partive. "Kjo dite eshte padyshim, fryt i kuptimit te perbashket politik, se anetaresimi eshte rruga e vetme dhe e drejte, per Shqiperine, pavaresisht nga bindjet, apo grindjet tona politike", deklaroi kreu i PR-se, Mediu. Sipas tij, procesi i anetaresimit i jep Shqiperise shansin qe te rritet me maturi drejt nje shoqerie dhe nje vendi me vlera te plota demokratike, duke lene pas tranzicionin e gjate. Ne fjalen e tij ne menyre te vecante ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, vleresoi kontributin e ushtarakeve ne kete proces te rendesishem integrues per Shqiperine.