Shqiperia, sot ftesa ne NATO
Fatjona Mejdini
Shqiperia ka te gjitha shanset per te marre ftesen per anetaresim ne samitin e NATO-s ne Bukuresht. Sot, ne oren 11:35, ne mbledhjen e Keshillit te NATO-s me te ftuarit, pritet te marre udhe dhe realizimi i endrres te shqiptareve per integrim ne kete organizate te rendesishme politike dhe ushtarake dhe sinjalet e nderkombetareve e pohojne kete. Keshtu, burime bejne te ditur se Shqiperia do te marre sot ftesen per anetaresimin ne NATO dhe ne mbledhjen e mesdites se sotme se krereve te larte te 26 vendeve anetare te merret dy vendim. Madje, burimet bejne te ditur se asnje nga 26 vendet anetare te Aleances nuk eshte kunder marrjes se fteses nga Shqiperia ne aleancen me te rendesishme politiko-ushtarake, gje e cila eshte konfirmuar jo vetem nga Presidenti amerikan, Bush dhe sekretari i Pergjithshem, Shefer, por dhe ne darken e organizuar nga kryetaret e shteteve anetare te ketij organizmi ushtarak, ne te cilen ka marre pjese dhe shefi i diplomacise shqiptare, Lulzim Basha. Optimist per marrjen e fteses u shpreh edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili per mediat nderkombetare nga Bukureshti theksoi se kishte shpresa te shumta se ftesa do te merrej, sepse Shqiperia e meritonte kete ftese. Optimist per marrjen e fteses u shpreh dje nga Bukureshti dhe ministri i Jashtem, Lulzim Basha, i cili theksoi se Shqiperia ka te gjitha arsyet te besoje se do ta marre kete ftese. Por, sinjalet me kuptimplote per kete ceshtje kane ardhur prej ditesh nga te gjithe partneret euroatlantike te Shqiperise. Te rendesishme dhe shpresedhenese kane qene deklaratat e vazhdueshme te Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Scheffer, ne lidhje me shanset e mira te Shqiperise per te qene pjese e NATO-s.
Por, Samiti i Bukureshtit pritet te jete i rendesishem edhe per integrim e vendeve te tjera te Kartes "Adriatik 3", si Kroacia dhe Maqedonia. Kroacia i ka te gjitha shanset pozitive per te marre ftesen dhe burime nderkombetare bejne te ditur se ajo se bashku me Shqiperine jane te mirepritur ne Aleance nga te gjitha vendet anetare te NATO-s, pa asnje lloj kontestimi. Nga ana tjeter, ndonese problematike per marrjen e fteses ne Samit eshte parashikuar te jete Maqedonia, perseri behet e ditur se fqinjet tane kane gjasa teper pozitive per t'u integruar ne Aleance. Keshtu behet e ditur se, pavaresisht problemeve lindur mes saj dhe Greqise per ceshtjen e emrit, Maqedonia pritet ta marre ftesen me emrin FYROM, emer ky i cili perdoret edhe aktualisht nga nderkombetaret per te identifikuar shtetin e Maqedonise. Ndonese mes Greqise dhe Maqedonise nuk eshte gjetur ende nje zgjidhje per ceshtjen e emrit, shpresohet deri ne fund qe kjo mos ta pengoje Maqedonine te marre ftesen per anetaresimin ne Aleance. Mesohet se diskutimet per emrin e ketij shteti do te vazhdojne, pasi Maqedonia te kete marre ftesen. Ne lidhje me marrjen e fteses nga ana e Maqedonise, Kryeministri Berisha deklaroi nga Bukureshti se do te deshironte te gjendej nje zgjidhje per kete ceshtje, pasi Maqedonia ka nje rol te rendesishem per paqen dhe stabilitetin ne rajon.
Topi e Berisha, nga 4 minuta kohe per pershendetje
Delegacioni shqiptare ne samitin e NATO-s do te kete ne dispozicion 8 minuta kohe per te pershendetur vendet anetare te Aleances per ftesen per anetaresim qe Shqiperia pret te marre sot. Burimet bejne te ditur se kjo kohe e fiksuar ne axhenden zyrtare te samitit pritet te ndahet mes Presidentit Bamir Topi dhe kreut te qeverise Sali Berisha. Ne konferencen per shtyp te dhene dy dite me pare, Kryeministri Berisha deklaroi se Presidenti Bamir Topi ishte edhe kreu i delegacionit te pales shqiptare ne samitin e NATO-s ne Bukuresht. Nga ana tjeter ne konference, Berisha nuk deklaroi se kush nga ata do ta mbante fjalen pershendetese te pales shqiptare ne Bukuresht, por theksoi se kjo ishte nje ceshtje qe rregullohej nga vete axhenda dhe rregullat e samitit. Sipas axhendes zyrtare te samitit me te madh te historise se NATO-s, sot ne oren 11 e 35, perfaqesuesit e 26 vendeve anetare te aleances do te vendosin per dhenien e fteses 3 vendeve te kartes se Adriatikut, mes te cilave dhe Shqiperia. Sipas axhendes, menjehere pas mbledhjes, ku pritet edhe te merret vendimi per dhenien e fteses, eshte parashikuar qe fjalen e rastit ta mbaj Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Scheffer dhe me pas nje tjeter fjalim tjeter pas Schefferit do te mbahet nga kreu i Keshillit te NATO-s. Me pas radha per te pershendetur u takon perfaqesuesve te larte politik te vendeve, te cilat do te marrin ftesen, qe ne rastin tone pritet te flasin Presidenti Topi dhe Kryeministri Berisha.